Ekskluzive: Flet vajza e Jakup Krasniqit, ja çfarë thotë ajo për deklaratën ku u mor me pamjen fizike të Presidentes Vjosa Osmani
Autori: H.Smajli 17:27 | 05 February 2024
Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus ka folur për reagimin e së dielës në rrjetet sociale, ku u tregua goxha e ashpër me Presidenten, Vjosa Osmani pasi në faqen e Presidencës, biografisë së babait të saj iu shtua edhe pjesa që po akuzohet për krime lufte.
Gresa ka thënë se tashmë kanë pranuar një kërkim falje nga Presidenca dhe se kur e panë përditësimin e të dhënave të Jakup Krasnitit familja e saj e përjetuan shumë rëndë.
“Dje kemi biseduar me dikë nga kabineti i presidentes edhe na kanë kërkuar falje, unë thash edhe atyre, aktualisht qaq shumë përballemi me padrejtësinë e babit që është në qendër të paraburgimit, tu fillu me ndryshimet shumë strikte, që i konsiderojna na që janë shumë të padrejta që Iikanë bo lidhur me vizitat në qendrën e paraburgimit, edhe hyn ti në faqen zyrtare të presidentes edhe e sheh që të dhanat janë përditsu për Jakup Krasniqin, edhe se di për neve familjarëve ke shumë e rëndë, portretizimi në faqen zyrtare të Presidentes në atë mënyrë e aq më tepër, ku përditësimi I të dhënave është bërë veç për Jakup Krasniqin”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se tashmë edhe ajo i ka kërkuar falje presidentes për deklaratën e saj ku tha se shpirti nuk bëhet i bukur me ndërhyrje nga jashtë.
“Nuk e përfshiva pamjen fizike un më tepër reagova, nuk e përfshiva pamjen e jashtme veç thash që bukuria rrjedh nga brenda, edhe nuk ka rëndësi se sa intervenime bëjmë, kur sërish na mungon ai shpirti i bukur që thojnë.. Ata edhe publikisht deklaruan që i kanë iniciu hetimet edhe e pranum kërkim faljen si diçka njerëzore, gjithashtu nuk mungoi as kërkim falja prej anës time, lidhur me reagimin tim kështu që po besoj që këtë punë e kemi sqaruar edhe publikisht edhe privatisht me kabinetin e presidentes”, ka thënë vajza e Jakup Krasniqit.
Por cila ishte pjesa që e preku më shumë familjen e Krasniqit në përditësimin e të dhënave?
“Pjesa më e dhimbshme ishte lidhur me atë që është i akuzuar për krime lufte, edhe është, po nuk e di pse ka pas mu nevoje kjo me u shkru në faqe të presidentes, po megjithatë po besoj që jemi sqaruar me kabinetin e presidentes, edhe menjëherë pas reagimit është largu, pjesa që neve na ka pengu, e kem marrë një kërkim falje prej presidentes edhe aktualisht është duke u hetu se kush e ka bo një ndryshim të tillë”, përfundon ajo.
E se tashmë kanë nisur hetimet se kush i ka bërë këto ndryshime në faqen e presidencës, sot e konfirmoi edhe presidentja, Vjosa Osmani.
“Unë do të kem takime me institucionet e sigurisë sa i përket veprimeve të policisë, kurse hetimet sa i përket kompanive që kanë qenë më herët të angazhuara për menaxhim dhe janë tani e po vazhdojnë. Takimet janë duke vazhduar derisa të gjendet personi që e ka bërë atë ndërhyrje të papranueshme”, është shprehur presidentja.
Kujtojmë që Jakup Krasniqi ka qenë për një kohë ushtrues i detyrës së Presidentit në Kosovë. Ai u arrestua me 4 nëntor të vitit 2020 nga Dhomat e Specializuara dhe po mbahet në paraburgim në Hagë ku është edhe duke vazhduar tash e 4 vite gjykimi ndaj tij./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...