Fokus

Ekskluzive| Flet për inFokusin Ambasadori i Kosovës në Kroaci pas tërmetit: 500 kosovarë kanë bërë kërkesë të kthehen

Autori: Halil Berisha 18:06 | 23 March 2020

Këtë të diele, një tërmet i fuqishëm goditi shtetin kroat.

I fuqishëm prej 5.5 shkallësh të rihterit, tërmeti është më i rëndi që Kroacia ka përjetuar në vite, shkruan gazeta inFokus.

E kjo ndodhi pikërisht në kohën, kur ashtu sikur krejt bota edhe Kroacia po përballet me Koronavirusin, e që këshilla kryesore është që njerëzit të qëndrojnë brenda.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka realizuar një intervistë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

Por, Kasapolli për inFokusin tregoj që fatmirësisht, pavarësisht luftës në dy fronte, nuk pati viktima e gjendja u menaxhua mirë.

“Dje në mëngjes, një tërmet e goditi Zagrebin 5.5, i cili fatmirësisht deri tani nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, përveç një vajze e re 15-vejçare që ende po lufton për jetë”.

Megjithatë, pjesë më e vështirë e tërmetit, nuk ishte vet tërmeti, por edhe Koronavirusi në anën tjetër, shkruan gazeta inFokus.

“Në fakt kjo ishte pjesë më e vështirë, pasi si rezultat i Koronavirusit, njerëzit nuk kanë mundur të dalin jashtë, por fatmirësisht dëme materiale nuk ka pasur, përveç në pjesën e vjetër të Zagrebit, e shtabi emergjent i Kroacisë e ka vënë në dispozicion policinë e ushtrinë për menaxhimin e kësaj situate emergjente, ju e dini që koronavirusi ka kapluar edhe Kroacinë e deri më tani kemi diku 235 raste, dhe qeveria kroate e shtabi emergjent po bën thirrje të vazhdueshme që t’i përmbahen rregullave të paraqitura nga shtabi emergjent”, tha Kasapolli për gazetën inFokus.

E tash gjendja në Kroaci është stabile.

“Sot, në Kroaci situata është relativisht e qetë po bëhet vlerësimi i dëmeve nga tërmeti por që njerëzit janë kthyer në shtëpitë e veta e po vazhodjnë me kudjes të shtuar”.

Ndërsa, kryediplomati kosovar në Kroaci tha që institucionet kroate e vlerësuan lartë gatishmërinë e institucioneve kosovare për t’iu dalur në ndihmë duke dërguar ushtrinë e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Ne kemi pranuar letra nga të gjihta institucionet e Kosovës që kanë treguar gatishmëri për ndihmë, por duke pas parasysh situatën me koronavirus, institucionet kroate e kanë përshëndetur shumë këtë gatishmëri por që për momentin po e menaxhojnë vet”.

E gjendja e kosovarëve në Kroaci është e mirë, pavarësisht tërmetit e koronavirusit.

Megjithatë, këta po përballen me një telashe tjetër. 500 kërkesa kanë shkuar në drejtim të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Ne për momentin, e kemi edhe një problem shtesë sa i përket bashkatdhetarëve tonë që punojnë në Kroaci që ata tashmë janë të bllokuar në vendet ku qëndrojnë për shkak që Kroacia tash ka mbyllur hyrje daljet nga qytetet brenda Kroacisë, jo veç kufijtë, ne deri tani kemi mbi 500 kërkesa për kthim dhe ambasada gjatë gjithë kohës ka punuar 24 orë në mbledhjen e informatave, siç jemi udhëzuar nga MPJ dhe nga shtabi emergjent në Kosovë”, tha Kasapolli.

E tash është e pamundshme t’u ofrohet ndihma e pritur krejt këtyre qytetarëve, pasi veç vështirësive tjera, Kosova nuk ka mundësi të pres 500 persona njëherësh.

Kjo pasi ashtu siç është vendosur ata do të duhej të futen për 14 ditë në karantinë, shkruan gazeta inFokus.

“Për momentin, jemi në pamundësi, që t’ju dalim ballë këtyre kërkesave, e para për arsye organizimit të kthimit, i cili duke pas parasysh mbylljen e kufijve të fqinjëve tonë e pamundëson këtë gjë në rrugë tokësore, e duke pas parasysh një numër kaq të madh që duhet të sillen në Kosovë, kapacitetet tona në Kosvoë janë të limituara”.

Megjithatë, Kasapolli jep një lajm të mirë. Ai për gazetën inFokus thotë që po shikohen mundësitë që ata të kthehen në Kosovë, përmes linjës ajrore Charter.

“Ata janë kryesisht të vendosur në të gjitha pjesët e Kroacisë që e bën edhe organizimin e tyre më kompleks, ajo që po tentojmë ne është që të sigurojmë një mënyrë transportit së bashku me MPJ, dhe ministrinë e Jashtme të Kroacisë, që të mundësojmë kthimin e tyre në Kosovë, përmes linjës ajrore Charter”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera