Fokus

Ekskluzive: Flet për herë të parë mësuesja që u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë, provon edhe një herë të kthehet në mësim

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 06 September 2022

Remize Lezi, mësimdhënësja nga Suharekë që të premten me një vendim u largua nga puna në shkollën “Flamuri i Arbërit” sot ka provuar që përsëri të kthehet në punë duke e konsideruar vendimin për largimin e saj për shkak të shamisë si të padrejtë.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar vetë, mësuesja Remzie Lezi e cila ka thënë që për momentin gjendet brenda në shkollë, dhe nuk po largohet por që përsëri është njoftuar nga drejtori duke i thënë “se nuk mundem me të lanë këtu me këtë uniformë”.

“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniforimë”, ka thënë shkurt, Lezi për Infokus.

-Advertisement-

Pra drejtori i shkollës, Liman Bytyçi, edhe një herë i ka tërhequr vërejtjen mësueses që në bazë të vendimit të marrë nuk mund ta lejojë atë të qëndrojë në shkollë e as të japë mësim.

Mësimdhënësja që me 2 shtator u largua nga puna si arsyetim për mbajtjen e uniformës fetare momentalisht po vazhdon të qëndrojë brenda objektit shkollat mirëpo i është kërkuar të largohet nga objekti.

“Ende në shkollë jam me kolegë, i thashë edhe drejtorit që nuk largohem nga shkolla pa polici ose pa vendim të DKA-së, ndryshe nuk largohem nga këtu”, ka thënë ajo për Infokus.

Kujtojmë se në vendimin për largimin e saj thuhej se duke u bazuar në udhëzimin administrativ të vitit 2016 i cili nuk lejon uniformë fetare në shkolla, atëherë mësueses Lezi nuk i lejohet të vazhdojë të mbajë mësim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera