Lajme

Ekskluzive- Flet familja kosovare nga Italia, jemi mbyllur që disa ditë

Autori: Albina Haliti 10:23 | 24 February 2020

Një familje nga Kosova tash e disa ditë po qëndron e mbyllur në zonën Bergamo afër Milanos. Për shkak të rrezikut nga koronavirusi që ka kapluar Italinë, policia po kujdeset që ti furnizoi me ushqime dhe gjëra elementare.

Kështu kanë treguar anëtarët e kësaj familje për Gazetën inFokus të hënën.

Kjo familje ka kërkuar të mbetet anonime për shkak të panikut të madhe që po shkaktohet tek familjaret e tjerë që janë në Kosovë.

-Advertisement-

“Unë jam me familje e mbyllur në banesë që 3 ditë policia italiane na kanë thënë se duhet të qëndrojmë të mbyllur deri me një mars janë të mbyllura shkollat, maketet, vetëm barnatoret punojnë, por ka mungesë të maskave për tu mbrojtur”, ka thënë për gazetën inFokus njëra anëtare e kësaj familje duke bërë të ditur se mund të mbeten edhe për një kohë të gjatë të mbyllur.

Ajo çfarë po i shqetëson tani janë çmimet e maskave dhe alkoolit, të cilat janë rritur shumë pasi ka kërkesë të madhe të tyre.

“Unë dje kam kërkuar një maskë për ta blerë por nuk ka pasur 200 euro kushton një e që çmimi është rritur shumë edhe alkooli është rritur shumë deri në 100 euro shkon alkooli”, ka deklaruar ajo për Gazetën inFokus. Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali të dielën, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima. Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka shkaktuar panik te shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë filluar të marrin rrugën për në Shqipëri e për në Kosovë.

Ndonëse në vend raportohet se deri tani asnjë person nuk është i prekur me këtë virus, përhapja e tij në Itali thuhet se rrit rrezikun e përhapjes së tij edhe në Kosovë.

Mjekët kanë rekomanduar qytetarët të kenë kujdes e t’i shtojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera