Fokus

Ekskluzive: Flet avokati i policit që gjobiti qytetaren pasi qeshi me zë të lartë

Autori: Halil Berisha 14:18 | 22 July 2019

Ditë më parë një qytetare e Prishtinës publikoi një gjobë prej 100 eurove që iu ishte shqiptuar pasi ka qeshur me zë të lartë, shkruan gazeta inFokusi.

Ngjarja ndodhi në rrugën Regjep Luci në Prishtinë, derisa për këtë dënim pati shumë reagime.

E për këtë punë përmes rrejtit social Facebook, qytetarja Aida Gashi, bëri të ditur se ka angazhuar edhe avokat.

-Advertisement-

“Per shkak te qeshures time, me eshte dashte me angazhu ekipin e Avokateve qe flitet se jane ma te miret, ndoshta edhe ky rast do te shkoj ne Gjykaten Speciale ne Hage! Pas angazhimit te Avokateve, sonte do te qeshim se bashku ne ora 23:30 ne Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Te qeshim se bashku ahahahahaha”, ka shkruar Aida Gashi, qytetarja që u gjobit.

Por, avokat ka angazhuar edhe zyrtari policor Fatmir Miftari.

Për mbrojtjen ligjore të tij, është angazhuar Nasuf Hasani, i cili për gazetën inFokusi, ka deklaruar që polici ka bërë vetëm punën e tij dhe se linçimi që i është bërë është absurd i llojit të vet.

“Është absurd i llojit të vet që një polici të i bëhet një linçim i tillë, është absolutisht absurde, kur ai nuk ka vepruar asgjë kundër ligjit, veç e ka zbatu atë”

Hasani jep edhe disa detaje se si ndodhi ngjarja ku Fatmir Miftari i shqiptoi gjobë Aida Gashit.

“Ka pas ankesa në atë moment për në vendin ku ka ndodhë ngjarja e edhe përkundër që ja ka tërhequr vërejtjen, ajo prapë ka vazhduar njëjtë dhe polici qëtë punë e ka, me ruajt rendin e qetësinë publike, e për këtë të linçohet në këtë mënyrë është shumë absurde”, ka deklaruar Hasani për gazetën inFokus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera