Fokus

Ekskluzive| Flasin nga Shtëpia e Bardhë për Infokus, Hashim Thaçi nuk u ftua në takim

Autori: Halil Berisha 16:06 | 14 August 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i ftuar në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo gjë është konfirmuar për Gazetën Infokus nga Grayson Vincent prej divizionit të mediave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus e ka pyetur znj. Grayson Vincent nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e takimit të 2 shtatorit, duke e ditur që takimi i 27 qershorit u anulua pasi u lajmërua që është ngritur aktakuzë për të nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

-Advertisement-

Grayson Vincent për Infokus ka thënë që pjesë e takimit do të jenë Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri Avdullah Hoti.

“Në cilësinë e një zyrtari të lartë të administratës:

Këshilltari për Siguri Kombëtare Robert O’Brian do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Ambasadorin Grenell më 2 shtator.

Shtetet e Bashkuara shikojnë përpara në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti.

Shtetet e Bashkuara besojnë që progresi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, është përgjigja e Grayson Vincent për Infokus./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

Ekskluzive| Detaje për takimin historik Kosovë – Serbi, nuk u ftua nga Grenell

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, reagon Albin Kurti: Grenell e do një sukses të orëve të fundit

A po paralajmëron Grenell që më 2 shtator arrihet marrëveshja finale Kosovë – Serbi?

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera