Sport

EKSKLUZIVE: FFK-ja ndihmon edhe me nga 15 mijë euro klubet e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 25 May 2020

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vazhduar me përkrahjen financiare të klubeve të elitës së futbollit kosovar në kohen kur po ballafaqohen me krizë të madhe financiare si pasoj e koronavirusit, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndihmë i është ofruar klubeve të Superligës pak ditë para festës së Fitër Bajramit.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta merr vesh se FFK-ja ia ka ndarë për secilin klub nga 15 mijë euro.

-Advertisement-

Pavarësisht se FFK nuk ka përfituar nga rasti për ta bërë publike këtë lajm, Gazeta inFokus ka siguruar informatat e sigurta se të gjitha klubet e Superligës tashmë i kanë arkëtuar këto mjete.

Kjo nuk është ndihma e vetëm e FFK-së për klubet e futbollit pas krizës se krijuar nga pandemia “Covid 19”.

Për tre mujorin e parë të këtij viti, FFK-ja i ka përkrahur  klubet e Superligës me nga 72 mijë euro.

Përveç klubeve të elitës, FFK po ashtu ka ndihmuar nga pakoja e ndihmës emergjente të gjitha klubet e futbollit në Kosovë, madje duke mos i lenë anash edhe gjyqtarët, kontrollorët dhe delegatët e ndeshjeve. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera