Sport

EKSKLUZIVE: Feronikeli në krizë të madhe financiare, ja që sa muaj nuk kanë marrë paga futbollistët

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 03 March 2021

Klubi i Feronikelit përveç rezultateve negative në kampionat, po kalon edhe në krizë të madhe financiare, shkruan Gazeta inFokus.

Lojtarët e klubit nga Drenasi nuk kanë marrë rroga tash e dy muaj.

Gazeta inFokus nga burime te sigurta merr vesh se futbollistët e Feronikelit nuk janë paguar që nga muaji dhjetor.

-Advertisement-

Përveç kësaj inFokusi mëson se tre lojtarë nuk janë duke stërvitur me skuadrën tash e disa muaj dhe nuk janë paguar që nga tetori i vitit të kaluar.

Argjend Bardhi, Alban Pnishi dhe Bedri Greca nuk stërvitin me skuadër dhe nuk kanë marrë rroga që nga muaji nëntor.

Feronikeli pas 22 ndeshjeve të zhvilluara renditet i gjashti me 27 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera