Rozë

Ekskluzive: Fejohet boksieri Robin Krasniqi, kjo është vajza që ia mori zemrën

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 November 2021

Ky vit për boksierin, Robin Krasniqi, nuk ka qenë i sukseshëm në fushën e sportit. Bokseri kosovar që humbi titujt IBO dhe WBA kur u gjunjëzua përballë gjermanit Dominic Boesel, ka treguar një sukses në rrafshin personal.
Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë.
Haxhiu nga Juniku që ndryshoi emrin në Robin, është fejuar me një vajzë nga Kosova e cila nuk njihet për dicka në jetën e saj.
Ajo që erdhi në jetën e Robinit pasi ky u nda nga modelja Heidi Lushtaku, është Marigona Krasniqi.

Robini me ish te dashuren, Heidi Lushtaku

Lajmin për fejesën me boksierin e ka bërë të njohur vet Marigona, duke postuar fotografi të unazës me Robinin, por quditërisht nuk e ka shfaqur fare në instagram të fejuarin e saj.

-Advertisement-

Vajza nga Prishtina që dështoi të bëhet MISS në vitin 2016,  tregoi sukses si zëvendësuese e Heidi Lushtakut pasi kjo e fundit ishte e dashura e bokserit.

Magazina.al ka kontaktuar Marigonën për të marrë konfirmimin për fejesën e saj. Ajo ka pranuar se është fejuar me Robinin, por pa dhënë një arsye bindëse ka kërkuar që lajmi të mos bëhët publik.

Madje e spofejuara e bokserit ka “kërcënuar” portalin Magazina.al se “mund tju dal problem” nëse lajmi për fejesën e saj bëhët publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera