Lajme

Ekskluzive: Ekstradohet Faik Shaqiri nga Gjermania

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 06 Korrik 2017

Faik Shaqiri, i arrestuar javën e kaluar në Gjermani nën dyshimin për vrasjen e dy policëve të UNMIK-ut në vitin 2004, mbrëmë  rreth orës 23 e 30 minuta është ekstraduar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar Shaqiri u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Munchen i shoqëruar nga policë civil ndërsa në pistë atë e priten duarlidhur pjesëtarë të specializuar të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Pas aterimit në Prishtinë, forca të shumta police e shoqëruan Shaqirin drejt një paraburgimi ndërsa dje gjatë ditës për këtë rast ishin arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë: Alban Dizari dhe Bajram Kiqmari.

-Advertisement-

Aksioni i djeshëm i policisë u mor pas një urdhri të gjykatës ku përveç Dizarit dhe Kiqmarit u arrestuan edhe dy të tjerë për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.

Në aksionin policor kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX-it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës i cili është zhvilluar në disa lokacione./Indeksonline/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy