Fokus

EKSKLUZIVE: “E ndieja veten të lënë pas dore, si e shpraza plumbin në kry u bana pishman”- Raporti psikiatrik i Edmond Lajqit ku tregon si e kreu vr*sjen e gruas së tij, Xhyljeta Ukellës

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 12 July 2024

Mëngjesin e 16 prillit, Peja dhe e gjithë Kosova u trondit nga vrasja e Xhyljeta Ukellës.

Veprën e rëndë e kishte kryer bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, në banesën ku jetonte çifti, në qendër të qytetit të Pejës.

 

-Advertisement-

 

Prej ditës kritike, Lajqi është duke qëndruar në paraburgim.

Përgjatë kësaj kohe, atij i është kryer një raport mbi gjendjen e shëndetit mendor të tij

Brenda këtij raporti të cilin e posedon Gazeta Infokus, theksohet se Lajqi në ditën kur e kreu veprën penale, kishte aftësi mendore që ta kuptoj rëndësinë e veprës dhe që të kontrolloj veprimet e tij.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, aftësia mendore që të kuptoj rëndësinë e veprës dhe të kontrolloj veprimet e tij ka qenë e ruajtur, bazuar edhe në mënyrën e sjelljes së tij dhe dinamikën e ngjarjes së zhvilluar para, gjatë dhe pas veprës penale”, konstatohet në raport.

 

 

 

Në konstatimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, theksohet gjithashtu se Lajqi edhe në të kaluarën e ka kryer veprën penale të dhunës në familje.

Brenda raportit janë përfshirë edhe disa deklarata të cilat Lajqi i ka dhënë para ekspertëve ligjor.

Krizat bashkëshortore, Lajqi ka treguar se nisën para rreth dhjetë vitesh.

“Krizat e para bashkëshortore i përshkruan të kenë filluar që në vitin 2014, kohë të cilën e përshkruaj se ka përjetuar edhe “thyerjen e parë” pasi që bashkëshortja kalonte kohë me familjarët e saj ndërsa Edmondi e ndiente veten të lënë pas dore. Në atë kohë kanë pasur edhe kriza financiare dhe se Edmondi ka luajtur edhe bixhoz “në aparata”. Pohon të ketë konsumuar marihuanë rreth 6-7 muaj pas lufte, kokainë, alkool deri në dehje”, theksohet në raport.

 

 

Ngjarja e rëndë, sipas Lajqit ndodhi për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishin mes vete çifti.

Ditën kritike ai ka treguar se kishte qenë tek nëna e tij në spital dhe se në banesë kishte mbërritur rreth orës 5:30.

“Derën ma qeli djali 5 vjeç, lujke me lojna në telefon në dhomë të ditës… ajo ka qenë në gjumë duke flejt… kom cokat…mandej ajo u zgju…tha pse ja qelet derën…unë kom ndejt nëpër banjo, jom sill në sallon deri sa u çel dera…kom mEndu shumë gjatë 2-3 orë deri sa u zgju…menojsha për situatën krejt çka osht realitet. Kur u zgju spatëm komunikim, smë ka kqyr hiq, vazhdoj e qiti kafe për veti, dhezi cigare…ajo në sallon ulun e unë në ballkon pisha cigare…asnjë komunikim…mandej ju kom afru e kom nxir revolen në brez që e kom pas me vete 2-3 ditë…ajo ke ty pi cigare…edhe hiq skom fol… e shpraza një plum në kry… vajza ish shku në pilar me ble pampersa për nanën, djali te banesa e nanës e edhe vajza e madhe në banesë të nanës…edhe u dorëzova në polici…aty për aty u bana pishman kur e pash gjakun në kauq….”, ka deklaruar Lajqi duke shpjeguar atë që ndodhi ditën tragjike.

 

 

Në raport theksohet se Lajqi e përshkruan vetem si një person me çrregullime aty këtu, për shkak se në të kaluarën ka qenë përdorues i kokainës.

Avokatja e familjes Ukella, Fehmije Gashi Bytyqi, tregon se raporti ka zbardhur shumëçka rreth ngjarjes.

“Mendimi i ekspertizës ka ardhë që nuk ka qenë në ndikimin e narkotikëve dhe mjaft me gjakftohtësi e ka kry vrasjen dhe mandej edhe arsyetimin që e ka dhënë para psikiatrave, sepse në polici është mbrojtë ne heshtje, ndërsa para prokurorit ende nuk ka dal, presim në ditët në vijim, ai nga deklarata që e lexova që e ka dhënë para mjekëve të psikiatrisë forenzike, me pak arsyetshmëri e ka arsyetuar atë vrasje. Sepse thotë se ajo është marrë shumë me familjen e vet, më ka lënë larg vëmendjes”, thotë avokatja Gashi.

Edmond Lajqi ishte dënuar edhe në vitin 2021 për veprën penale dhunë në familje.

Asokohe Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar me vetën 3 muaj burgim dhe 100 euro gjobë. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera