Fokus

Ekskluzive| Dosjet e speciales që i “panjohuri” i dorëzoi OVL-UÇK-së

Autori: Halil Berisha 14:39 | 07 September 2020

Mijëra faqe dosje nga specialja sot i janë dërguar Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ato iu dorëzuan në mëngjesin e së hënës OVL të UÇK-së, nga një i panjohur, i cili pa u prezantuar dhe i maskuar me syze dorëzoi një paketë plot dokumente, shkruan Gazeta Infokus.

Në to dëshmohet bashkëpunimi i hetuesve të speciales me dëshmitarë dhe zyrtar serb.

-Advertisement-

Gazeta Infokus posedon dosjen e kompletuar të mijëra dokumenteve.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj gjatë një konference për media tha që është skandaloze që këto dokumente arritën të dalin nga specialja.

Kjo pasi në to përmenden edhe dëshmitarë për të cilët Haradinaj thotë se iu garantua mbrojtje nga specialja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera