Fokus

Ekskluzive: Dokumenti që vërteton tërheqjen e njohjes nga Gana

Autori: Halil Berisha 16:23 | 11 November 2019

Gjatë ditës, u raportua se edhe një shtet ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Kjo, së pari u tha nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, që tha se Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij, kjo është vendi i 16-të që ka marrë këso vendimi.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, ekskluzivisht ka siguruar notën verbale përmes të cilës ministria e Punëve të Jashtme e Ganës, i ka dërguar Serbisë.

E këtu, bëhet e ditur tërheqja e njohjes, shkruan gazeta inFokus.

“Në vitin 2012, Gana ka vendosur ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur Kosovën vendim ky që ka çuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve”, thuhet në vendim.

Madje thuhet që ky vendim u mor atëherë nga interesi për paqe e harmoni.

“Vendimi i Qeverisë së Ganës në atë kohë me siguri që ka qenë i inspiruar për të arritur paqe e harmoni”, thuhet në notën verbale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera