Sport

EKSKLUZIVE: Dështon huazimi i Arb Manajt te skuadra e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 12 August 2020

Pasditën e së mërkurës Gazeta Sheshi raporti se sulmuesi i Trepçës ’89, Arb Manaj është huazuar të skuadra e Gjilanit për Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Por, një huazim i tillë ka dështuar për shkak se sulmuesi nga Klina nuk do të ketë mundësi transferimi në ndonjë skuadër tjetër për 1 vit.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar vet Manaj.

-Advertisement-

“Unë erdha në Gjilan, por më të marr vesh se nuk kam drejtë transferimi të ndonjë skuadër tjetër për një vit u ktheva dhe nuk pranova të huazohem”, deklaroi Manaj.

Sulmuesi i Trepçës ’89 është nder lojtarët më të kërkuar nga klubet vendore, derisa ka oferta edhe nga klubet evropiane.

Ai shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen tij./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera