Lajme

Ekskluzive: Dëshmia e vitit 1997 për ditëlindjen e Adem Jasharit (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 19 August 2018

A ka lindur vërtetë komandanti legjendarë Adem Jashari me 28 nëntorë sic thotë familja Jashari, apo me 10 nëntor sic thotë Nexhmedin Spahiu?

Një dokument i vitit 1997 i institucioneve ligjore të Serbisë, të cilin ka siguruar inFokus konfirmonë se Adem Jashari edhe në atë kohë ishte regjistruar me datë të lindjes 28 nëntor 1955.

Është dosja e 27 marsit të vitit 1997, ku Adem Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku dhe të tjerët u dënuan në mungesë për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në vitin 1992, e cila heqë dilemat për datën e lindjes së Komandantit Legjendar, shkruan inFokus.

-Advertisement-

Në atë kohë, Adem Jashari, i lindur me 28 nëntor 1955 në në Prekazin e Ulët të komunës së Skenderajt ishte dënuar në mungesë, pasi sipas aktakuzës sikurse Hashim Thaçi, Jakup Nura, Fadil Kadriu, Sahit Jashari, Rafet Rama, Sami Lushtaku, Ilajz Kadriu dhe Rexhep Selimi në territorin e komunës së Skenderajt kanë formuar “bashkim armiqësor terrorist”./inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera