Lajme

Ekskluzive: Deputeti i BDI-së rrëfen natën kritike në parlamentin maqedon

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 28 April 2017

Xhevat Ademi, deputet i partisë shqiptare në Maqedoni BDI, ka folur ekskluzivisht për Indeksonline, për operacionin e organizuar nga policia për largimin e tyre nga Kuvendi ku po qendronin për disa orë të bllokuar.

Ademi nga BDI ka thënë se  pas orës 22:30, ata fillimisht  janë larguar  me transporte të policisë nga Kuvendi dhe më pas janë dërguar në një kazermë në dalje të Shkupit.

“Duhet të këtë qenë pas orës 22:30, kur policia na ka larguar nga Kuvendi. Me trasporte të policisë na evakuan nga Parlamenti dhe u grumbulluam në një kazermë në dalje të Shkupit prej nga në mënyrë të organizuar na dërguan nëpër shtëpi” ka thënë Xhevat Ademi për Indeksonline.

-Advertisement-

Ai me tutje ka thënë kanë  qenë në shoqërim të policëve shqiptar  vazhdimisht në përkujdesje.

“Kemi qenë në shoqërim të policëve shqiptar dhe në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e brendshëm Z. Agim Nuhiu dhe eprorë të lartë shqiptar të policisë”  është shprehur Agimi.

Sulmi i mbrëmshëm në Kuvend ndodhi pasi Telat Xhaferit, u zgjodh Kryetar i Kuvendit.

I pyetur nëse  zgjedhja e tij është e qendrueshme dhe nuk prodhon tensione më për shkak të sulmit që pësoi mbrëmë, ai tha se Telat Xhaferi është tashmë kryetar legjitim i Parlamentit në Maqedoni.

Xhevat Ademi tregoi se partia të cilit i përket, në orën 14:00 do të mbajë mbledhje të kryesisë ku do të dalin me një qendrim zyrtar lidhur me gjendjen në Maqedoni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera