Ekskluzive: Bolton i dha ultimatum 48 orësh Haradinajt për ta pezulluar taksën
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 31 January 2019
Telefonata për të cilën ishte raportuar para pak ditësh se do t’i bëhej kryeministrit Ramush Haradinaj nga Shtëpia e Bardhë, ka ndodhur nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Trump, John Bolton.
Derisa nuk janë dhënë ende sqarime të detajuara lidhur me këtë telefonatë, burime të Periskopit tregojnë se mesazhi i Bolton ka qenë që të pezullohet taksa 100 % ndaj mallrave serbe.
Burime të Periskopit brenda partive të koalicionit qeverisës, bëjnë me dije se Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, i ka dhënë ultimatum 48 orë kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën ndaj Serbisë.
Ndërkohë, sa i përket telefonatës së shumëpërfolur, ajo është komentuar në mënyra të ndryshme. Njëra nga to, ka qenë edhe ajo e vetë zyrtarit të AAK’së, Ardian Gjini, i cili ka deklaruar se ‘telefonata ka qenë e ashpër dhe ka qenë kërkesë që të pezullohet taksa’.
Që prej vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe, ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe vetë SHBA’të, që përmes Ambasadës së saj në Kosovë, kanë kërkuar që ajo të hiqet.
Gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri Haradinaj ka qenë tejet këmbënuglës në qëndrimin se ‘taksa nuk do të pezullohet deri në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do rezultonte me njohje’. Rrjedhimisht, taksa nuk do të hiqej pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Mirëpo, zhvillimet dramatike morën kahje tjetër, në momentin kur dy partnerët e koalicionit Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, publikuan brenda një periudhe të shkurtër dy qëndrime që dallonin nga njëra – tjetra.
Kryeministri Haradinaj, në letrën që ua kishte dërguar vendeve të Kuintit, kishte kërkuar veç tjerash edhe mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për Dialog, gjë e cila më vonë do të kundërshtohej ashpër nga partneri më i madh i koalicionit, PDK-ja. Fillimisht, Kadri Veseli përmes një letre të publikuar në profilin e tij në Facebook, pas një takimi që kishte zhvilluar me ambasadorin amerikan Kosnett, vetë – pra, pa prezencën e Haradinajt, jep edhe propozimin e tij për pezullimin e taksës ndaj Serbisë për 120 ditë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar edhe sot (e enjte) liderët politikë në Kosovë. Thaçi, Haradinaj e Veseli, gjatë ditës kanë dhënë mesazhin se ‘bashkëpunimi dhe miqësia me SHBA’të nuk do të lëkundet’.
Të tjera
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...