Ekskluzive| Bedri Istrefi i nënshtrohet Valdrin Llukes, i kërkon para tre ditë pasi e akuzoi rëndë
Autori: Halil Berisha 11:24 | 31 December 2019
Gjendja e Telekomit të Kosovës po vazhdon të jetë e rënduar e me shumë borxhe.
Madje, borxhet janë aq të mëdha sa as fitimet e Telekomit nuk po mund t’i shlyejnë, shkruan gazeta inFokus.
Por, këtu tashmë është edhe një rrezik më i madh.
Gazeta inFokus ka siguruar ekskluzivisht një kërkesë të Telekomit të Kosovës që i është bërë Qeverisë së Kosovës, ose konkretisht ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Përmes kësaj kërkese Bedri Istrefi, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës po i kërkon para ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në mënyrë që të shlyej borxhet ndaj ATK-së.
Në të kundërten, kjo e fundit, sipas kësaj kërkese ka paralajmëruar që të bllokoj llogaritë e Telekomit.
“Sot, datë 30.12.2019 kemi pranuar prap njoftimin ndaj ATK-së, se llogaritë e Telekomit të Kosovës do të bllokohën, nëse brenda këtij muaji nuk i kryejmë obligimet e ri-programuara”, thuhet në këtë kërkesë.
“Duke e pasur parasysh këtë gjendje EMERGJENTE (operative – financiare) të ndërmarrjes është e pamundur të dilet nga kjo situatë, andaj edhe kërkojmë mirëkuptimin tuaj që të i shqyrtoni mundësitë e mbëhstetjes financiare për tejkalim të kësaj gjendje të vështirësuar”.
E krejt kjo gjendje me ATK-në ka filluar nga muaji korrik, shkruan gazeta inFokus.
“Shkaku i obligimeve të grumbulluara ndaj ATK-së jemi detyruar të bëjmë marrëveshje për pagesë me këste, ku me datë 12.07.2019 kemi nënshkruar marrëveshjen për pagesën e obligimeve prej 3.941.625,07 euro pagesë në 5 këste, respektivisht në datën e nënshkrimit të marrëveshjes pagesë prej 900,000.00 euro, 3 këste nga 770,000 dhe mbetjen e këstit të fundit prej 363,743.21 euro”.
Por, as kështu, nuk u arrit që të paguhet borxhi, andaj në tetor Administrata Tatimore e Kosovës i bllokoi llogaritë bankare, shkruan gazeta inFokus.
“Prej gjendjes së krijuar, Telekomi i Kosovës për 10 ditë i ka patur llogaritë bankare të bllokuara dhe më datë 30.10.2019 është arritur të ri-negociohet marrëveshja me ATK për borxhet e mbetura në shumë prej 3,267,142.41 euro që të paguhen në 12 këste, duke paguar nga 310,000.00 euro në muaj”, thuhet në kërkesën drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Megjithatë, as edhe kjo nuk ishte e menaxhueshme për Telekomin e Kosovës, për arsyet siç thuhet në kërkesë se “nga furnitorët ka inicime në procese përmbarimore të cilat po ekzekutohen përmes ekzekutimit të përmbarimeve në mënyrë të dhunshme”.
Kësisoj, kjo gjendje e krijuar në Telekom po e shtyn kryeshefin e kësaj kompanie të kërkoi para nga ai me të cilin raportet i ka goxha të këqija.
Madje, Bedri Istrefi e Valdrin Lluka, kishin akuza të rënda për njëri-tjetrin, pikërisht për dështimet e gjendjen në Telekom.
As tre ditë pas kësaj kërkese për para, Istrefi shkonte aq larg sa e akuzonte Valdrin Llukën edhe për rrezikim të sigurisë kombëtare, shkruan gazeta inFokus.
“Deklarimet e ministrit Lluka për qëllime e tij tendencioze, jo vetëm që kanë stagnuar operimet normale të kompanisë sonë, por me veprimet e tilla po rrezikon edhe Sigurinë Nacionale duke vështirësuar operimin edhe institucioneve të sigurisë kombëtare, siç janë Policia e Kosovës, AKI, KFOR-i, Shërbimi i Zjarrfikësve, Shërbimi i Emergjencës, Kulla e Aeroportit”, ka thënë Istrefi duke akuzuar Llukën se nuk po e ndihmon financiarisht Telekomin.
Por, Valdrin Lluka, i ishte kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë që Istrefi po tenton që t’i fsheh dështimet e tij në menaxhimin e Telekomit.
“Sot e kuptova që unë, me vendimet e mija, “kam rrezikuar” sigurinë nacionale. Imagjinojeni deri ku mund të shkoj pafytyrësia. Personi që mundohet të mbuloj dështimet e veta të njëpasnjëshme, personi që ka futur mbi 400 veta në punë kur në fakt ishte dashur ta zvogëloi numrin e punëtorëve, personi i cili shkon në hotele superluksoze në kohën kur Telekomi vonon pagat për punëtorët, më akuzon mua për rëndimin e situates në Telekom. Pra, dështimet e tij, dëshiron të mi mvesh mua. Imagjinojeni! Kur bëhet kjo? Në momentin kur qeveria është në largim, pra kur qeveria nuk e ka vendimmarrjen e plotë për shkarkim të menjëhershëm”, pati thënë ministri Valdrin Lluka.
Ky gjithashtu pati shtuar se mospunësimi i krejt këtyre personave në Telekom ku një rrogë mesatare është 1 mijë euro, do t’i kursente Telekomit rreth 5 milion euro në vit e do ta bënte ndërmarrjen efiçiente./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...