Lajme

EKSKLUZIVE: Batatina zbulon pagën e futbollistit të ri të Llapit (FOTO)

Autori: Erion Maliqaj 20:25 | 16 January 2020

Llapi nuk është kampion vjeshtor i Superligës së Kosovës, por është bërë kampion sa i përket transferimit të futbollistëve në këtë afat kalimtar të janarit, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë prezantuar futbollistin e radhës që pritet ta përforcoj klubin për stinorin pranveror.

Klubi nga Podujeva e ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin e qendrës, Leutrim Kadriun, i cili në 6 mujorin e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.

-Advertisement-

Kadriu pritet ta marrë një pagë mjaftë te majme te Llapi.

Në një prononcim për Gazetën inFokus kryetari i Llapit, Beqir Batatina ka zbuluar pagën që do ta marrë, Kadiru.

Fotografia e K.F. Llapi

“Kemi nënshkruar kontratë 1 vjet e gjysmë me Leotrim Kadriun. Ai do të marrë pagën mujore prej 1.300 euro”, tha Batatina për inFokusin.

Ndryshe, ky ishte transferimi i shtatë i Llapit ./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera