Lajme

EKSKLUZIVE: Batatina raporton Kosovën në UEFA e FIFA

Autori: Erion Maliqaj 18:13 | 28 January 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ditën e hënë e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor për anëtarë te Komitetit Ekzekutiv, shkruan Gazeta inFokus.

Në Kuvendin e mbajtur në Hotel Emerald në Prishtinë ishin të pranishëm 55 delegat nga gjithsej 58 sa duhej të ishin.

Kurse me 37 vota pro është votuar Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

-Advertisement-

E gjatë votimit pati pakënaqësi të mëdha nga opozita, të cilët edhe e lëshuan sallën e Kuvendit.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte me i zëshmi, i cili kërkoi fuqishëm ndërrimin e statutit të FFK-së.

Batatina nuk u ndal me kaq dhe ‘shpërtheu’ kur Presidenti Agim Ademi kërkoi votëbesim.

E për votëbesimin e Ademit dhe mos ndërrimin e statutit të FFK-së, tekniku llapjan në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se do ta dërgojnë lëndën në gjykatën anti korrupsion dhe do ti shkruajnë edhe FIFA-s e UEFA-s për shkeljet në Kuvendin e FFK-së.

“Do ta dërgojmë lëndën në gjykatën anti-korrupsion dhe do ti shkruajmë edhe FIFA-s e UEFA-s për shkeljet në Kuvend, ku anëtarët e tyre ishin prezent dhe në fund nuk i vlerësuan 8-të skuadra e Superligës dhe 9-të të Ligës se Parë”, tha fillimisht Tahir Batatina për inFokusin.

Tutje ai tha se është shumë i zhgënjyer me anëtarët e FIFA-s dhe UEFA-as, të cilët nuk reaguan kur panë parregullsi.

“Jemi shumë të zhgënjyer me paraqitjen e përfaqësuesve të FIFA-s dhe UEFA-s në këtë komitet, ku duke e parë që po shkelet statuti dhe kemi të bëjmë me konflikt interesi ata ish dashtë me reagua dhe me ndërhy”, përfundoj Batatina./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera