Lajme

Ekskluzive: Astrit Haraqija zbardh në detaje deri te vendimi i Teuta Rugovës, përderisa e tradhtojnë edhe lotët (video)

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 21 July 2017

Avdullah Hoti para se ta përmend emnin e Teuta Rugovës, le të kallxon çfarë marrëveshje ka me PDK’n në Rahovec

Astrit Haraqija, i ftuem ne Rrokum Roll të TV Rrokum, ka komentue viziten e kryetarit te AAK’s, njiherit kandidat per kryeminister prej PAN’it, Ramush Haradinaj, ne familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Statusin e çikes se Ibrahim Rugoves, Teuta Rugova, ne Facebook, lidhun me kete vizite, Haraqija e ka quejt te guximshem.

-Advertisement-

“Shume alamet do burra s’e kane kete guxim, prandaj une e quej si çika e babes”, thote Haraqija per Teuta Rugoven, ne mes loteve, derisa drejtuesi i Rrokum Roll, Fidan Jupolli, po e lexonte statusin e saj.

Haraqija ne vazhdim ka thane se, nuk asht koha qe Kosova me ba humor, por me ece, sepse vendimet jane te zorshme dhe te randa.

“S’kam pase qejf me fitue PAN, por ka fitue dhe duhet me respektue e jo me ba lojna”, thote ai, tue shtue se, LDK’n nuk e lidh asgja me Vetevendosjen.

“Vetevendosje jane ‘debatikë’ te Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, thote ai, tue shtue se, ai qe ka pak gjak rugovizmi, nuk bahet me VV’n, por me Ramush Haradinajn.

“Besoj qe LDK si parti institucionaliste ka me reflektue, s’ka me lane vendin ne kete gjendje, sepse pa LDK’n shteti nuk bahet”, shprehet Haraqija.

Rolin e Teuta Rugoves ne thirrjen e saj per reflektim nga LDK, ai sheh si parimor.

“Une s’kam pase ndikim ne vendimin e Teutes”, sqaron Haraqija.

Haraqija ne vazhdim ka ‘sulmue’ disa udheheqes te LDK, te cilet nuk mbajne pergjegesi qe e kane pru partine ne vendin e trete.

Me theks te veçante, Haraqija ‘sulmon’ Avdullah Hotin, tue thane se ne vendin e tij, Rahovec, LDK ka koalicion me PDK’n.

“Une po habitem ku po merr guxim me fole Hoti, i cili asht nji humbes, sepse ai ka qene dashte me dhane doreheqje e me thane se ‘s’jam per politike”, ka theksue Haraqija.

Haraqija thekson se disave ju kujtue Rugova veç gjate fushates 10 ditore.

“Rugoven disa e perdorin vetem ne fushata zgjedhore dhe asnjihere tjeter”.

Haraqija, ne fund ka thane se, Ramush Haradinaj ka me qene kryeminister i Kosoves, ndersa e ka nji mendim per LDK’n:

“Due me qene edhe LDK’ja ne qeveri, sepse i nevojitet Kosoves”, thote ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera