Lajme

Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 15 October 2020

Personi me inicialet A.B., është prangosur sot në Pejë nën dyshimin për vrasjen e Senad Gogut i lindur në vitin 1959, që kishte ndodhur në shtator të këtij vitiViktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit, e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj. Prokurorja Dishaj-Haxhosaj tha se i dyshuari do të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe për të do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit.

“Sot është arrestuar një person i dyshuar, me incialet A.B nga Peja, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Senad Gogu. Vrasja ka ndodhur më 05.09.2020. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë. Pra, pas një punë operative që kemi bërë, kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë të dyshuarin”, tha prokurorja për Gazetën Express.

-Advertisement-

E pyetur se cili dyshohet të jetë motivi i kësaj vrasjeje, prokurorja tha se “është herët të flitet”, teksa shtoi se mjeti i prehtë-thika është përdorur për kryerjen e vrasjes, në shtëpinë e viktimës.

Kujtojmë se me urdhër të prokurores Valbona Dishaj, ditë më parë ishte arrestuar edhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera