Fokus

Ekskluzive: Akuzon Skënder Hyseni – thotë që ka humb fryma rugoviane

Autori: Halil Berisha 18:29 | 09 February 2020

Skënder Hyseni tash është një prej njerëzve kryesor në LDK.

Por, jo veç tash, shkruan gazeta inFokus.

Ai ishte edhe në kohën e Ibrahim Rugovës, madje një prej njerëzve më të afërt me të.

-Advertisement-

Por, Hyseni, që tash është anëtar i kryesisë së LDK-së, po ka akuza të mëdha për politikën në vend.

Hyseni në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus po thotë që fryma rugoviane më nuk po ekziston.

“Ajo hetohet gjithandej sepse Ibrahim Rugova për të gjallë të vet ka bërë gjithçka që mund të bëj një intelektual i kalibrit të tij, ai është i papërsëritshëm, ndihem keq kur dikush ka intenca e ambicie ta keqpërdori një figurë të tillë për hesape e përlamje politike të ditës, prandaj jemi në situatë si shtet, në një fazë ku kërkon doemos një unitet të spektrit politik rreth temave të mëdha, ka qenë pikërisht ky unitet i brishtë por funksional që ne kemi qenë të suksesshëm në Rambuje, pikërisht ai unitet që e ka vendos si themel Rugova edhe në procesin e Vjenës, e ajo frymë ka bërë edhe pavarësinë në vitin 2008, kam frikë që me lehtësi të padurueshme po bëhen veprime që qojnë në drejtim të kundër, e kjo është e dëmshme edhe për shtetin edhe për partinë veç e veç, është nevoja për kujdes e jo improvizime e lojëra që nuk prodhojnë asgjë të mirë e as partitë”, ka thënë Hyseni.

Tutje, Hyseni ka thënë që tash është një Qeveri që populli e votoj për ndryshim, por që sipas tij, kjo duhet të jetë e përgjegjshme e jo të vazhdoj me të njëjtat metoda si partitë e kaluara.

“Tashmë kemi një Qeveri të mirëpritur, ndryshimi shumë i proklamuar duhet të ndodhë, por mund të ndodhë veç kur të kemi udhëheqje e qeverisje të përgjegjshme, që respekton çdo gruipacion politik, e nuk i përjashton, po e them tash se njëjtë kam thënë edhe në opozitë, prandaj më jep të drejtë që gjërat ti them siç janë e troq, nuk mund ta përjashtosh nga vendimmarrja grupacione politike me 200 ose 100 mijë vota”.

Hyseni akuza të mëdha pati edhe për ata që udhëhoqën Ministrinë e Punëve të Jashtme që dikur shef i saj ishte vet Hyseni.

“Kam qenë shumë i pakënaqur me punën që është bërë në MPJ mandatin e kaluar, nuk është bër asgjë, krejt çka është bërë, fajësim i Serbisë, por çka pritet nga Serbia”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera