“Ekrem Rrahmani, assesi nuk po mund të edukohet” reagon VV-ja në Podujevë pas përplasjes me Bulliqin
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 12 September 2024
Lëvizja Vetëvendosje e Qendrës në Podujevë, ka reaguar pas përplasjes së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me asamblistin e Lidhjes Demokritike të Kosovës, Ekrem Rrahmani.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kanë shkruar se në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Rrahmani ka tentuar ta sulmojë fizikisht Bulliqin, i cili sipas tyre, në cdo seancë ka sjellje të njëjtë ndaj këshilltarëve të partisë së VV-së.
Kjo përplasje u raportua se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me asamblistin, Demokrat Hodolli, njëherit anëtar i Komisionit për Komunitete, ku sipas reagimit të VV-së, thuhet se Rrahmani ka eskaluar në fyerje ndaj Bulliqit, derisa i është “ofruar në foltore për ta sulmuar kryetarin”.
“Asamblisti i LDK-së, Ekrem Rrahmani, tenton ta sulmojë kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi Këshilltari komunal i LDK-së, Ekrem Rrahmani, asesi nuk po mund të edukohet. Ai në seancën e sotme të Kuvendit Komunal tentoi edhe ta sulmojë fizikisht kryetarin e Komunës, z.Shpejtim Bulliqi. Asamblistët e kësaj partie e veçmas Ekrem Rrahmani, pothuajse në secilën seancë të Kuvendit vazhdon me fyerje e sjelllje prej rrugaçësh si ndaj këshilltarëve të partisë tonë, po ashtu edhe ndaj kryesuesit të Kuvendit. Ndërsa, sot shkoi përtej kësaj duke tentuar edhe ta sulmojë fizikisht Kryetarin Bulliqi. Meqenëse dështoi propozimi i tyre, Kryetari Bulliqi për t’i dhënë zgjidhje kësaj kërkese, propozoi që për këtë çështje të kërkojnë përgjigje nga MAPL-ja se si të veprojnë rreth anëtarit të Komitetit për Komunitete. As kjo nuk u mjaftoi dhe Ekrem Rrahmani, eskaloi në fyerje ndaj Kryetarit dhe këshilltarët e LDK-së e penguan edhe rrjedhën e seancës. Ndërkohë, Ekrem Rrahmani shkoi në foltore për ta sulmuar Kryetarin Bulliqi”, thuhet në reagimin e VV-së.
Ndër të tjerash, në postimin e tyre bëhet e ditur se Bulliqi e ka paraqitur rastin në Polici për “tentim sulm fizik” ndaj tij.
“Sjellja e asamblistëve të LDK-së, e veçmas e Ekrem Rrahmanit, përveçqë është e papranueshme, tejkalon çdo sjellje njerëzore. Siç është parë përgjatë këtyre tre vjetve të këtij mandati, ai të vetmin “argument” e ka arrogancën, fyerjen e sjelljen prej një rrugaçi të papërmirësueshëm. Përfaqësues të tillë, nuk i bëjnë nder jo vetëm Kuvendit Komunal, por as partisë që e përfaqëson”, thuhet në përfundim të reagimit.
Të tjera
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...