Ekrem Mustafa: Kam menduar të jap dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 08 February 2019
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, thotë se ka menduar të jap dorëheqje nga detyra e ministrit pas publikimit të rastit të vajzës së mitur nga Drenasi që është keqtrajtuar së pari nga mësuesi e më pastaj edhe nga një zyrtar policor.
Ai ka dhënë një arsye se pse nuk e ka bërë këtë, duke thënë se është më mirë që të vazhdohet zgjidhja e rastit.
“Po sidoqoftë unë e kam menduar që është një pozicion që unë të marr masa edhe ndaj vetvetes, por momenti kur e kam marr detyrën rasti veç ka qenë në zhvillim e sipër. Është e mira e së mirës që ne të vazhdojmë në atë mënyrë që rasti të zgjidhet pa marr parasysh a unë do të jap dorëheqje a jo” tha Mustafa.
Mustafa tha se ai ka menduar që këtë rast ta trajtojnë në atë mënyrë që të marrë një epilog që e meriton, pasi është rast i ndjeshëm.
Ministri ka folur edhe për atë se atë se a i kanë ofruar ndihmë familjes së viktimës.
“Ne si institucion kemi insistuar që të organizohemi në atë mënyrë që rasti të mos marr një përmasë të pakontrolluar dhe mendojmë që ditët në vijim do të kontaktojmë me familjen dhe do t’i ofrojmë atë që e shohim në bazë të rrezikshmërisë nëse e shikojmë që është e rrezikuar familja”, është shprehur ai.
Mustafa ka deklaruar se nuk do të mbetet askush i pandëshkuar që ka qenë i involvuar në këtë rast.
“Nuk jam për të mos u ndëshkuar personat të cilët janë të involvuar dhe kanë qenë të njoftuar me rastin në fjalë. Pa marr parasysh ecurinë dhe hetimet të cilat do t’i bëjë Policia hetimore e Kosovës ndaj këtij rasti ne do të reflektojmë pozitivisht që qytetari të ketë besueshmëri në Policinë e Kosovës dhe do të ndëshkojmë të gjithë akterët të cilët kanë qenë të njoftuar me këtë rast dhe nuk kanë kryer detyrën e tyre sipas rregullit dhe përshkrimit të detyrave të tyre”, tha ai në TV Dukagjini.
Të tjera
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...