Ekonomia në Maqedoni, mes reformave dhe mëkëmbjes nga kriza
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 17 June 2017
Parashikimet e Bankës Botërore se ekonomia e Maqedonisë këtë vit nuk do të ketë rritje më të lartë se 2.8 për qind, sipas ekspertëve, është reale e madje mund të jetë edhe më e ulët sesa përqindja e paraparë nga ky institucion botëror bankar, shkruan Telegraf.
Nëse realizohen ky parashikim i Bankës Botërore, Maqedonia do të ketë rritjen më të ulët ekonomike në krahasim me vendet e rajonit.
Dy javë më parë Banka Popullore e Maqedonisë kishte parashikuar rritje jo më të lartë se 2.5 për qind.
Ekspertët thonë se kjo është pasojë e krizës së thellë politike në dy vitet e fundit, por kapërcimi i saj sipas tyre ka evituar edhe më të keqen, rrezikun e futjes së vendit në recesion.
“Mendoj se jemi në rrugë që të mos futemi në recesion duke marrë parasysh se buxheti ka filluar të funksionojë, një pjesë e ekonomisë ka nisur të lëviz, në disa pjesë kanë hyrë para të freskëta. Unë, personalisht, pres që pas kapërcimit të krizës politike, e cila rrezikonte gjithçka në shtet, ekonomia të rikthehet në binarët e mëkëmbjes”, thotë Sllobodan Najdosvski, njohës i çështjeve ekonomike.
Maqedonia, në disa raporte është paraqitur si ekonomi stabile dhe me ligje të mira si në atë të Bankës Botërore ‘Të bërit biznes”, por sipas ekspertëve, raportet e tilla nuk pasqyrojnë realitetin në Maqedoni, ku pavarësisht vlerësimeve pozitive, vendi shënonte regres në të gjitha fushat e ekonomisë.
Kjo, sipas tyre, më së shumti kishte të bënte me mungesën e stabilitetit politik dhe të shtetit ligjor, që binin ndesh me vlerësimet e raportit të tillë.
Pasojat e krizës do të ndihen edhe një periudhë të gjatë, thotë Zoran Ivanovski, profesor i Ekonomisë në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment.
“Vlerësoj se ka gjasa reale që ekonomia e Maqedonisë të shënojë rritje, por kuptohet se rritja do të jetë më e ulët se parashikimet e Qeverisë prej mbi tre për qind dhe unë mendoj se ajo mund të jetë rreth dy për qind. Qeveria e re besoj se do t’u përkushtohet seriozisht çështjeve ekonomike, investimeve kapitale”.
“Kjo do të nxiste edhe kompanitë vendore që të nisin me realizimin e projekteve të tyre që pa dyshim se do të ishin një stimul për ekonominë e shkatërruar viteve të fundit. Pra, fokusi të vihet te biznesi privat, i cili duhet të inkurajohet, të jetë i motivuar dhe i lirë që të investojë më shumë”, shprehet Ivanovski.
Arben Halili, ekspert i ekonomisë dhe ish-drejtor i Zonës së lirë ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, thotë se masat e qeverisë duhet të jenë të gjithanshme, por para së gjithash në konsolidimin e institucioneve.
“Ajo çfarë duhet bërë tani, në këtë gjendje në të cilën ndodhemi, është që të bëhet një stabilizim i përgjithshëm politik, sigurisht i shoqëruar edhe me reforma që shpesh mund të jenë edhe të dhimbshme”.
“Padyshim se realizimi i reformave duhet të përfshijë sistemin gjyqësor dhe njëkohësisht edhe funksionalitetin e të gjitha institucioneve, të cilat në mënyrë të veçantë janë të lidhura me bizneset. Pra, jo vetëm të hapeshin vende të reja pune por targeti apo orientimi duhet të jetë drejt rritjes së prodhimtarisë, rritjes së shërbimeve dhe të mjeteve financiare”, thotë Halili.
Veç kësaj, sipas ekspertëve, Qeveria e re duhet të përballet edhe me borxhin e shtetit që ka arritur në më shumë se 5 miliardë euro, apo mbi 45 për qind të Prodhimit Bruto Vendore.
Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev si prioritet kryesor të punës së saj ka tri shtylla kryesore, kthimin e normalitetit në vend, sundimin e ligjit dhe të shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik si dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...