Opinione

Ekonomia digjitale do të ketë një ndikim pozitiv në vendet tona

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 12 October 2018

“DIGITALKS” synon të jetë një konferencë vjetore që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara, politikë bërës të nivelit të lartë, akademikë dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi jonë është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm mes ekonomive tona, për të garantuar zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave,
Besojmë fuqishëm në integrimin e rajonit tonë në familjen e madhe evropiane dhe ky integrim vjen përmes reformave ekonomik,
Rajoni është dukë bërë përpjekje për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm duke u bazuar në avantazhet që zotërojmë, ku kyçe është popullata e re në moshë.

Komisioni Evropian po përkrah rajonin përmes Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka lansuar Komisionerja Gabriel në Samitin Digjital të Sofjes, ku garantohet mbështetja strategjike, politike, dhe financiare prej 9 miliardë euro.

-Advertisement-

Si politikbërës jemi të vetëdijshëm se trendet e zhvillimit ekonomik janë digjitalizimi i ekonomisë dhe shfrytëzimi i teknologjisë, pwr pwrfitime ekonomike,

Përkushtimi i politikave strategjike Qeverisë së Republikës së Kosovës është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale,

Ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja,

Ekonomia digjitale po rritet me një normë shtatë herë më të madhe se pjesa tjetër e ekonomisë. Numri i vendeve të punës që kërkojnë aftësi teknologjike pritet të rritet në 16 milion deri në vitin 2020, si dhe 90% e vendeve të punës deri në vitin 2020 do të kërkojnë të paktën njohuri bazike të teknologjisë informative.

Ekonomia digjitale nuk kërkon in-pute të gjera fizike apo lëvizshmëri të fuqisë punëtore, si e tillë është një fushë premtuese për gjenerimin e vendeve të punës dhe të ardhurave për rajonin.

Ekonomia digjitale do të ketë një ndikim pozitiv në vendet tona në fusha të tilla si qeverisja e mirë (e-qeverisja, qeveria e hapur dhe të dhënat e hapura), zhvillimi social (shoqëria informative), arsimi dhe shkenca (zhvillimi i aftësive IT, e-mësimi, shëndetësia (e-shëndetësia), si dhe energjia e qëndrueshme.

Ne jemi të përkushtuar në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacionit dhe teknologjive të avancuara, duke u përqendruar në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese.

Investimi në rini, investimi në hulumtim dhe zhvillimi, investimi në sektorin privat, investimi në inovacion;
Duke synuar krijimin e vendeve të punës, arritjen e një niveli konkurrues me ekonomitë evropiane,

Inovacioni dhe teknologjia janë të domosdoshme për:
Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,
Përmirësim të proceseve;
Lidhjen e shkencës me ekonominë,
Rritjen e konkurrencës,
Zhvillimin e ndërmarrësisë,
Ofrimin e zgjidhjeve kreative dhe produktive,
Burime njerëzore të kualifikuara;

Kalimi në kohë nga revolucioni i tretë në revolucionin industrial, të katërtin po shkon me hapa shumë të shpejtë;
Internet of Things;
Intelegjenca Artificiale;
Transporti pa vozitës;
Robotë të avancuar;

Agjenda digjitale deri në vitin 2020 parasheh:
Zgjerimi i broadband 100%;
Blerjet online nga qytetarët 50%;
Rritja e bizneseve të e-commerce 20%;
NVM-të të shesin online 14%;
Përdorimi i rregullt i internetit nga qytetarët dhe bizneset 75%;
Rritja e shërbimeve publike ku qytetarët do të mund të ndër veprojnë me institucionet publike 50%;

Në Kosovë jemi duke bërë hapa konkret për zhvillimin e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë dhe thellësisht të përkushtuar në përmbushjen e Agjendës Digjitale,

Konsolidimi i infrastrukturës ligjore, financiare, strategjike, fizike, (Ligji, Strategjia, Fondi)

Besoj fuqishëm në zhvillim rajonal të sektorit të TIK-ut, si një ambasador i fuqishëm ekonomik i vendeve tona, përmes rinisë tonë të shkëlqyer;

Duke mos dashur të zgjatem më shumë, ju ftoj që në panelet e diskutimit të flasim më konkretisht për këto tema,

Edhe një herë ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj dhe ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Prishtinë dhe Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera