Lajme

Ekipi i RTK-së që u sulmua nga bandat me maska në Leposaviq: Jemi mirë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 16 June 2023

Gazetarja e televizionit publik të Kosovës, Venera Xhoxhaj, ka publikuar një fotografi nga veriu, bashkë me kameramanin Bardh Bekteshi dhe shoferin, pasi kanë qenë cak e një sulmi brutal nga bandat e maskuara në Leposaviq.

Xhoxhaj ka thënë se janë të tre mirë dhe ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe interesin.

“Te dashur e shume te nderuar. Une Bardhi e Mentori jemi mire. Uroj qe sulme te tilla te mos ndodhin asnjehere! Ju falenderoj secilit per kujdesin, mesazhet e telefonatat te cilave nuk po arrijme te ju pergjigjemi Shnet’”, ka shkruar Xhoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera