Sport

Ekipi i Kosovës në boks kryen testet e coronavirusit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 02 April 2020

Ekipi i Kombëtares së Kosovës në boks e kanë përfunduar përudhen e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Ata kanë qëndruar plotë 16 ditë në konvikt, aty ku Qeveria e Kosovës vendosi që ti strehoj të ardhurit nga jashtë vendit.

Boksierët kosovar dhe trajnerët sot i kanë kryer testet e coronavirusit dhe pritet që tani të lirohen për tu kthyer në shtëpi.

-Advertisement-

Delegacioni i boksit u vendos në karantinë pas rikthimit nga Londra, ku ishin pjesëmarrës në garën evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka njoftuar se i kanë kryer testet e fundit dhe pas përgjigjes ata do të kthen në shtëpi.

“Testi i fundit sot dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Demolli në Facebook, përcjellë disa video ku shihen zyrtarët e boksit duke iu nënshtruar testit se ta marrin përgjigjen përfundimtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera