Rozë

Ekipi i Big Brother VIP mbështet haptas Donaldin? Publikohen foto

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 27 December 2021

Pothuajse të gjithë, i madh e i vogël, janë përfshirë me këtë edicion të “Big Brother VIP”, i cili edhe pak e po shkon drejt fundit.

Duke qenë se finalja është afër edhe loja është bërë më e zjarrtë, normalisht që edhe tifozëria është bërë më e kapshme ndaj detajeve.

Disa prej ndjekësve kanë vënë re se avokati i “Big Brother VIP”, Egli Haxhiraj, i bën like dhe komente postimeve për Donaldin nga faqja e “Big Brother VIP”.

Përveç kësaj zakonisht është tifozëria e Ilirit që akuzojnë edhe moderatorë e figura publike si Graciano Tagani, Flori Gjini, Fjoralba Ponari etj që mbështesin haptazi Einxhelin për shkak të miqësisë dhe sulmojnë vazhdimisht Ilirin për ta nxjerrë keq në publik.

Tashmë që tifozëritë janë të ndara, “Iliri vs Donald” duket se mbetet përballja më e fortë e këtij edicioni të “Big Brother”, por normal që gjatë rrugës mund të ketë edhe të papritura.

Rikujtojmë se “Big Brother VIP” është programi më i kushtueshëm në ekranet shqiptare.

Në Top Channel “Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar. Kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë. “Portokalli” për reklamat që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë.

Të tretët ndër më të shtrenjtët janë sërish dy emisione të lidhur me “Big Brother VIP”; i pari është “Përmbledhje Ditore e BB VIP” dhe i dyti “Fun Club BB VIP”, ku çdo sekondë gjatë transmetimit paguhet 4600 lekë.

Të tjera