Lajme

Ekipet mjekësore nëpër kufi testojnë të ardhurit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 24 February 2020

Ekipet mjekësore janë shpërndarë nëpër pikat kufitare për ta kontrolluar këdo që ka udhëtuar në vendet e prekura nga virusi. Ekipe të tilla po qëndrojnë edhe në Morinë.

Në pikën kufitare në Morinë janë dy ekipe mjekësore, një nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova që po merren me këto raste.

Por të ardhurit nga vendet e prekura nga virusi pa kontrolle nuk po shpëtojnë as në vendet e tjera.

-Advertisement-

“Kam ardhur në Durrës me traget dhe atje jam kontrolluar”, thotë për Klan Kosovën një qytetar.

Deri tash ekipet e epidemiologëve kanë hasur vetëm në simptoma të gripit të zakonshëm.

Në rast se ndodh ndryshe, këta janë organizuar në Qendrat Klinike të Mjekësisë Familjare në Prizren me mjekët e të cilave rastet e dyshimta dërgohen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Por pos në Morinë, kontrolle po bëhen edhe në pikat e tjera kufitare dhe në aeroport.

Të gjitha këto ekipe që punën nuk po e ndalin në 24 orë do të vazhdojnë kështu derisa të përmirësohet situata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera