Sport

“Ekipet kombëtare, me program të unifikuar”

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 10 November 2017

Paolo Tramezani, në periudhën që punoi edhe si Drejtor i Ekipeve Kombëtare, la si detyrë për ekipet e moshave që të kishin një program unik stërvitor dhe mënyrë loje.
Këtë ide ka përçuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në takimin e zhvilluar me trajnerët e kombëtareve rajonale.

Në takim është diskutuar në lidhje me edicionin e përfunduar të kualifikueseve, si dhe për piketat ku duhet të përqendrohet puna për edicionin e ardhshëm.

“Stërvitja unike sipas moshave dhe ndjekja me rigorozitet e programeve nga sektori teknik. Zbatimi me korrektësi i rregullores për aktivizimin e lojtarëve”, është cituar Shulku në njoftimin e FSHF-së në faqen zyrtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera