Lajme

Ekaterina Trendafilova riemerohet si kryetare e Gjykates Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 26 November 2020

Ekaterina Trendafilova do të vazhdojë të jetë kryetare e Gjykatës Speciale. Ajo është emëruar kryetare e këtij institucioni të Kosovës në Hagë edhe për katër vite të tjera, raporton Gazeta Express.

Riemërimin e saj në këtë pozitë e ka bërë shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Sipas njoftimit, kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.

-Advertisement-

Ajo deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera