Sport

Eintracht Frankfurti fiton me përmbysje rezultati ndaj Arsenalit midisi “Emirates Stadium”

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 28 November 2019

Enitracht Frankfurti ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme si mysafir i Arsenalin me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesa e parë i takoi Arsenalit të cilët në minutën e 45+1’ shënuan me anë të Aubameyang për rezultatin 1-0, më të cilin rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e parë.

Në 45 minutat e dytë ndryshoi komplet loja dhe mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2-1 për ti arkëtuar tri pikë të arta nga ky udhëtim në Londër.

-Advertisement-

Ishte Kamanda ai i cili shënoi dy gola për Frankfurtin.

Të parin e shënoi në minutën e 55’, ndërsa të dytin në minutën e 64’.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Frankfurtit renditet i dyti me 9 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i pari me 10 sosh.

Vlen të cektë se në këtë takim pas me shumë se 1 muaji luajti për 90 minuta mesfushori kosovar, Granit Xhaka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera