Eichhorst: BE-ja përkrah versionin aktual të Demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 15 September 2017
Bashkimi Evropian (BE) mbështet versionin aktual të Marrëveshjes për Përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar dje gjatë vizitës në Kosovë Angelina Eichhorst, zëvendësdrejtoreshë menaxhuese për Evropë e për Azinë Qendrore dhe drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, shkruan sot gazeta Zeri.
“Ju e dini pozicionin tonë, nuk ka ndryshim. Ne e konsiderojmë të rëndësishëm që marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend, siç ka bërë Kuvendi i Malit të Zi. Këtë ia ka bërë të qartë kryeministrit, këto janë pritjet tona”, ka thënë ajo.
E pyetur sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, gjegjësisht luftimit të krimit e të korrupsionit, ajo ka thënë se detyrimet e marra duhet të zbatohen.
“Është shumë me rëndësi që liderët t’i përmbushin premtimet për të cilat kanë premtuar se do t’i përmbushin, ky është qëndrimi ynë zyrtar për këtë çështje. E para është implementimi i MSA-së, këtë e kam dëgjuar nga shumë bashkëbisedues se janë të koncentruar në respektim të marrëveshjes. Kjo është e mirë se të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Eichhorst, shkruan Zeri.
Ajo ka folur edhe për fondet që Kosova do t’i përfitojë nga BE-ja.
“Është shumë e rëndësishme që në Kuvend të votohet Marrëveshja e IPA-s në mënyrë që BE-ja të mundë të mbështesë Kosovën me më shumë se 70 milionë euro. Ka edhe shumë ligje që urgjentisht duhet të kalohen në Parlament. Njerëzit duan punë, duan shëndetësi, edukim dhe është shumë e rëndësishme që të sundojë ligji. Ne jemi të gjithë evropianë. Ne jemi të gjithë pjesë e familjes evropiane dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim”, ka përfunduar Eichhorst.
Gjithashtu ka thënë që për liberalizim është e rëndësishme të arrihen hapat, për të cilët Kosova ka premtuar se do t’i ndërmarrë, siç është ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion dhe luftimi i korrupsionit.
Ajo këto deklarime i bëri pasi zhvilloi takime me përfaqësues institucionesh të vendit.
Të parin e takoi kreun e Kuvendit Kadri Veselin. Ndonëse nuk u deklaruar para medieve sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra e kryetarit u tha se Veseli dhe Eichhorst konfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës.
Ajo ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj. As nga këtu nuk pati paraqitje para medieve. Por në faqen e “Facebook”-ut të Zyrës së Bashkimit Evropian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.
“Brukseli kërkon nga Haradinaj që të implementojë MSA-në, t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe të punojë me opozitën”, siç thuhet për të mirën e popullit.
Pasdite Eichhorst në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë fillimisht është takuar me përfaqësuesit e LVV-së.
Në takim përveç kryetarit Visar Ymeri kanë marrë pjesë edhe deputetët Aida Dërguti e Glauk Konjufca.
Në takimin me zyrtaren e BE-së nga LKD-ja ishte i pranishëm Avdullah Hoti. Pas takimeve nuk ka pasur deklarim për medie për atë se çfarë përfaqësuesja e BE-së diskutoi me përfaqësues të opozitës kosovare.
Të tjera
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...