Lajme

I moshuari shqiptar e kthen kasollen e lopës në banesë

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 02 December 2019

Dashamir Gjuzi, që prej tërmetit të 21 shtatorit qëndron jashtë. Pas kaq kohësh ai tashmë për të gjetur një strehëz për fëmijët e tij ka vendosur që kasollen e lopës ta kthej në banesë për të futur kokën.

Prej 10 javësh, edhe familja e Xhevat Gjuzit, jeton në çadër! Tërmeti i datës 21 shtator i ka lënë pa strehë familjen Gjuzit, në fshatin Tilaj në Golem. Ai thotë se i është premtuar disa herë rindërtimi i banesës, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.

“Vetëm mbijetojmë, s’kërkoj as ushqime dhe veshmbathje, vetëm shtëpi për të futur kokën” thotë i moshuari.
Familja gjashtë antarëshe kërkojnë një mbështetje, duke potencuar se deri më tani nuk po ndihmohen ende me asgjë./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera