Lajme

Ehat Miftaraj kritikon Hekuran Muratin e lavdëron Albulena Haxhiun

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 07 April 2021

Drejtori ekzekutiv i IKD’së ka kritikuar ministrin Hekuran Murati për mungesë transparene, shkruan Gazeta Infokus.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se  që nga formimi i qeverisë ka dërguar kërkesa të shumta në ministri të ndryshme,

Miftaraj thotë se ka marrë përgjigje nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu por njëjtë nuk ka vepruar edhe ministri Hekuran Murati.

“Transparenca dhe llogaridhenia ne Qeverine Kurti 2!

IKD nga formimi i qeverise Kurti 2 ka derguar numer te madh te kerkesave ne Ministri te ndryshme.

Praktike e mire:

Ministrja Albulena Haxhiu me korrektesine dhe transparencen me te madhe, ka kthyer pergjigje ne cdo kerkese qe ka parashtruar IKD, dhe ka marr veprime konkrete ne kuader te kompetencave te saj me permiresu sundimin e ligjit.

Praktike e keqe:

Hekuran Murati, ish aktivist i shoqerise civile, tash Minister, jo qe nuk kthen pergjigje, por vetem SEEN ta len. Kerkesa e derguar nga IKD, nderlidhet me nje hulumtim te IKD-se.

Transparenca dhe llogaridhenia eshte vlere, kete pak ministra e kuptojne”,/Gazeta Infokus/

Të tjera