Lajme

Egzon Azemi i VV-së e arsyeton Gëzim Sveçlën, thotë se heqja e mikrofonit nuk është “tragjike”

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 10 December 2024

Sekretari i Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, Egzon Azemi, e ka justifikuar largimin e mikrofonit nga shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, duke e cilësuar si veprim “jo-tragjik”.

“Nëse hiqet një mikrofon nuk është që ndodh diçka tragjike. Nuk pat asnjë lëndim, madje as pajisja nuk u lëndu.” – tha ai.

Ai theksoi më tej se shkulja e mikrofonit nuk kishte të bënte me buxhetin, por me diskutimet rreth planit zhvillimor komunal.

-Advertisement-

“Ka qenë një seancë e grumbulluar me pika jashtëzakonisht pika të rëndësishme, duke filluar prej buxhetit për të cilin nuk ka ndodhur ky veprim, por ka ndodhur për shkak të planit zhvillimor komunal” – tha ai në “Debat Plus”.

Sveçla gjendet i ndaluar për 48 orë për veprimin e sotëm, ku shkuli mikrofonin e Kuvendit të Kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera