Sport

Egjipti fal futbollistin e akuzuar për ngacmim seksual-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 28 June 2019

Para pak ditësh bëri bujë lajmi se mesfushori i Egjiptit, Amr Warda, akuzohej nga një numër femrash për ngacmim seksual në rrjetet sociale dhe Whatsapp, ndaj federata egjiptiane vendosi ta largojë nga Kupa e Afrikës, ku debutoi nga stoli në ndeshjen hapëse.

Megjithatë, vetëm 2 ditë pas vendimit, federata ka bërë një hap pas, duke e falur futbollistin, që u përjashtua për “sjellje të pahijshme”.

Warda u akuzua nga një modele britaniko-egjiptiane, e cila tregoi edhe mesazhet me futbollistin, ndërsa më pas edhe femra të tjera pohuan se mesfushori 25-vjeçar ka shfaqur sjellje agresive kur është refuzuar nga femrat.

-Advertisement-

Në ndeshjen e dytë në grup, kundër RD Kongos, Ahmed Elmohamady shënoi gol dhe bëri shenjën 22 me gishta, numri që mban Warda na fanellë, ndërsa Baher Elmohamady nga stoli tregoi fanellën e Warda.

Edhe kapiteni Mohamed Salah dje postoi një mesazh ku dënonte sjelljen e Warda, por kërkonte falje dhe një shans të dytë, pasi njerëzit duhet të dinë të korrigjohen. Më pas, vetë Warda postoi një video në rrjetet sociale ku kërkonte falje për situatën e krijuar, ndërsa tani është kthyer në kombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera