Sport

Efekti “Ronaldo”, përfitojnë të gjitha skuadrat e Serie A

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 21 August 2018
Ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus, ka sjellë ndryshime të mëdha në Serie A.

Cristiano Ronaldo është një minierë ari për futbollin italian. Nga transferimi i tij në Torino, nuk ka përfituar vetëm Juventusi.

Që kur CR7 mbërriti në Serinë A, impakti ka qenë shumë pozitiv për të gjitha ekipet e Serisë A.

100 milionë euro për kartonin e tij dhe 30 milionë të tjera çdç vit për pagën, mund të duken shpenzime jashtë logjikës për një futbollin italian, por e vërteta është se pikërisht në aspektin ekonomik përfitimet janë të mëdha. Dhe jo vetëm në shtëpinë bardhezi.

-Advertisement-

Që kur Cristiano zbarkoi rreth një muaj më parë për vizitat mjekësore, entuziazmi në është në maksimum. Uniforma pa fund të shituar dhe rritje në maksimum e abonimeve për të qenë të pranishëm në “Juventus Stadium”.

Efekti “Ronaldo” u ndie në “Bentegodi” të Veronas të shtunën e kaluar. Publiku shpërtheu në ovacione që kur shkeli në fushën e blertë dhe pas çdo prekje të topit nga ana e tij. Tifozët kishin mbërritur nga çdo cep i Italisë, madje edhe nga jashtë, për të mos humbur debutimin e tij në Serinë A, transmeton “SS”.

Tani pritet me shumë entuziazëm debutimi para fansave bardhezi, të shtunën e ardhshme ndaj Lazios. Cristiano është i aftë të lëvizë turmat dhe kjo përkthehet në nxitim për të blerë një biletë. “Bentegodi” ishte u mbushur plot e përplot, nuk kishte më vende të lira. Biletat kushtonin nga 55 euro në sektorët pas porte deri në 180 euro për një vend në tribunën kryesore. Juventusi me blerjen e tij, sado “e çmendur” që të duket, po u gjeneron të ardhura të gjitha skuadrave të Serisë A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera