Efektet pozitive të djersitjes
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 04 December 2020
Djersitja mund të jetë një nga gjërat më të bezdisshme për trupin tuaj , por ka shumë e efekte pozitive.
Më poshtë janë shtatë arsye që ekspertët i konsiderojnë përfitime të djersitjes për shëndetin tuaj mendor, fizik dhe emocional:
Lehtëson dhimbjen
“Ushtrimet stimulojnë rrugët neurokimike në tru, duke rezultuar në prodhimin e endorfinave që veprojnë si një qetësues natyral”, thotë James Ting, një mjek i mjekësisë sportive në Institutin Ortopedik Hoag në Irvine, California.
Pastron poret
“Kur djersitni, poret tuaja hapen dhe lëshojnë papastërtitë që janë grumbulluar brenda tyre”, pohon Ëhitney Boëe, dermatologe në Briarcliff Manor, Nju Jork. E gjithë papastërtia nga poret grumbullohet në sipërfaqen e lëkurës, prandaj përpiquni të lani fytyrën tri herë në ditë, veçanërisht nëse vazhdimisht lëvizni ose punoni.
Detoksifikon trupin
Disa ekspertë besojnë se djersitja mund të shpërlajë trupin nga substanca si alkooli, kolesteroli dhe kripa, andaj zgjidhni një ushtrim ku do të djersiteni më shumë.
Kontrollon luhatjet e humorit
Ju me siguri ndjeni lehtësim dhe ngrohtësi pas një stërvitje dhe ka një shpjegim shkencor për këtë. Në fakt, një hulumtim ka treguar se qarqet nervore të ndjeshme ndaj temperaturës në pjesë të caktuara të trurit ekzistojnë dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit.
Parandalimi i ftohjeve dhe infeksioneve
Një studim nga Universiteti Eberhard Karls në Tübingen, Gjermani, sugjeron që djersa njerëzore përmban një peptid natyral antimikrobik të quajtur dermcidin, i cili lufton mikrobet e tuberkulozit dhe patogjenë të tjerë të rrezikshëm.
Rregullon temperaturën e trupit
Djersitja parandalon trupin nga mbinxehja gjatë punës intensive. Pra, çfarë do të ndodhte nëse nuk do të djersiteshit? Në raste ekstreme, mungesa e djersitjes gjatë stërvitjeve në dukje të fuqishme mund të jetë rezultat i një gjendje të quajtur anhidrozë, e cila mund të çojë në marrje mendsh, skuqje të lëkurës ose humbje të vetëdijes gjatë stërvitjes.
Të tjera
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj dekalron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...