Lajme

Arrestohet personi që tentoi të vjedhë donacionet e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 28 November 2019

Policia në Shqipëri ka njoftuar se  është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka keqpërdorur situatën e krijuar pas tërmetit në Shqipëri për përfitime personale.

“Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status”.

-Advertisement-

“Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia njofton se i vetmi kanal zyrtar i shtetit ku mund të kontribuoni është e-albania.al/dhuro

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera