Edukimi në trafik promovohet përmes garave me biçikleta
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 18 Maj 2018
Për herë gjashtë me radhë janë mbajtur garat tradicionale të nxënësve me biçikleta me qëllim testimin e shkathtësive të tyre në ngasjen e biçikletës dhe njohjen e rregullave dhe shenjave të trafikut.
Kjo garë është organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe me përkrahje nga Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë.
Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Muhamed Krasniqi duke iu uruar sukses të gjithë pjesëmarrësve apeloi që fëmijët të këshillohen sa më shumë për një sjellje të sigurt në rrugë.
Krasniqi: Fëmijët të këshillohen për një sjellje të sigurt në rrugë
Video
“Prindërit dhe arsimtarët do t’i inkurajoja që të punojnë sa më shumë duke i këshilluar dhe udhëzuar fëmijët, përkatësisht nxënësit për një sjellje sa më të sigurt rrugë“, u shpreh Krasniqi.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se përmes këtyre aktiviteteve po rritet sensibilizimi për sigurinë në rrugë.
“Siguria më herët ka qenë siguria dhe rruga vetëm dy komponentë, tani ka marrë një rëndësi tjetër të veçantë, dhe kjo rëndësi e veçantë paraqet pikërisht me angazhimet dhe kontributin tuaj me aksionet e ndryshme që po e bëni më të larmishëm dhe po i jepni një komponent krejt tjetër sigurisë dhe sensibilizimit të sigurisë në rrugë“, u shpreh ai.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti tha se problemet e shumta në komunikacionin rrugor në Kosovë mund të zgjidhen përmes edukimit në trafik.
Sipas tij, qasja më e mirë për t’i ulur aksidentet dhe fatkeqësisht në trafik duhet një koordinim i duhur të gjithë pjesëmarrësve.
“Ky eveniment tregon që problemet në komunikacion janë probleme mulitidisiplinare dhe qasja duhet të jetë e asaj natyre. Qasja më e mirë në fakt për me i zgjedh problemet është edukimi. Ky event i sodit dhe puna e të gjitha institucioneve dhe kolegjit që kanë ndërmarrë në ditën e sodit ka tregojnë se në fakt se ne po investojmë në fëmijë, po investojmë në të ardhmen, ne po investojmë në edukimin e tyre, në edukimin në trafik për faktin që kemi jashtëzakonisht numër të madh të aksidenteve, kemi numër të lëndimeve, fatkeqësisht edhe fatalitet, andaj, ndihma e çdo njërit për të arritur një siguri të kënaqshme në trafik është e nevojshme, të gjithë ju e keni rolin tuaj dhe prej të gjithë juve kërkohen kontribut”, ka deklaruar ai.
Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se kjo garë me biçikleta përveç karakterit sportiv ka edhe mision për ruajtjes e sigurisë.
Sipas tij, për të rritur sigurinë në rrugë nevojiten edhe më shumë aktivitet tjera.
“Gara e cila nuk ka vetëm karakter sportiv por përmban në vete një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, misionin e ruajtjes dhe sigurisë së qytetarëve dhe në rend të parë të fëmijëve, prandaj unë dëshiroj që në emër të Komitetit Olimpik ta përgëzoj organizatorin kolegjin “Tempulli” dhe të gjithë bashkë organizatorët tjerë për edicionin e gjashtë, një edicion i cili po merr formë nga viti në vit dhe shpresoj që të vazhdohet, por janë të nevojshme dhe aktivitetet tjera në mënyrë që siguria vërtet të jetë në nivelin më të lart të mundshëm”, u shpreh ai .
Pjesëmarrës në këtë garë ishin nxënës të klasave të gjashta, shtata dhe teta, nga gjithsej 12 shkolla të ndryshme të pesë komunave të Kosovës.


T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































