Lajme

Eduart Selami tregon momentin kur donte të dorëhiqej nga gara

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 22 July 2017

Një ditë para zgjedhjeve të Partisë Demokratike, kandidati përballë kryetarit aktual Basha, Eduart Selami, ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se kur ishte gati të jepte dorëheqjen.

Selami tregoi se mosbërja publike e listave e shtyu atë të mendonte dorëheqjen nga gara.

“Kur ishte momenti listave. Mos shpallja dhe bërja publike e listave. Ne kemi një njollë edhe nga zgjedhjet e kaluara dhe unë kam menduar se kjo njollë ka ardhur edhe për shkak të mungesës së kulturës dhe informacionit dhe kjo është pjesë e procesit, ka ardhur edhe për shkak të mungesës së rregullave të lojës sepse këto janë eksperienca të reja. Kur vura re se zoti Basha këtë nuk donte ta zgjidhte…unë ofrova një model gjerman.” – tha Selami.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera