Lajme

Eduard Selami shpall kandidaturën për kryetar: Do t’i kthej lavdinë PD-së

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 28 June 2017

Ish-deputeti i PD-së, Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një statusi në “Twitter” Selami shkruan: “Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”

Selami ka qenë një ndër zërat kritik të linjës opozitare të ndjekur nga kreu i selisë blu Basha, kësisoj ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë.

-Advertisement-

 Shpallja e kandidaturës nga Selami vjen pas deklaratës së djeshme për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku ai bëri me dije se kishte vendosur që të ngrijë funksionin e kryetarit të PD-së duke nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, por nuk deklaroi dorëheqjen nga posti.

Demokratët pritet t’u drejtohen në korrik kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të partisë. /E.SH/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera