Lajme

Edouard Philippe emërohet kryeministri i ri i Francës

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 15 May 2017

Presidenti Emmanuel Macron e ka emëruar Edouard Philippe kryeministër të ri të Francës.
Philippe, 46-vjeçar, nuk është nga partia e qendrës e presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron, por nga partia e qendrës së djathtë e republikanëve, transmeton Express.

Me emërimin e Philippe si kryeministër të vendit, Macron nis një ditë të ngjeshur si president. Ai sot udhëton për në Gjermani për t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Emërimi i kryeministrit të ri, që është emërimi i parë i madh i Macronit, erdhi pas disa orëve spekulime në Francë.

-Advertisement-

Edouard Philippe, i cili veçse ishte i cilësuar si favorit, deri tash kryetar i qytetit verior te portit, Le Havre, për një kohë të gjatë ka qenë i afërt me Alain Jippe, i cili doli i dyti në garë për të nominuarin republikan për president në nëntor të vitit 2016.

Macron përballet muajin e ardhshëm me zgjedhje parlamentare që janë vendimtare dhe mund të ketë nevojë për përkrahjen e qendrës së djathtë për t’i përmbushur reformat e planifikuara ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera