Lajme

Edona Llalloshi publikon foto nga Kuvendi me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun: Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 17 May 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera