Rozë

Edona kritikon ashpër Atillen

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 11 November 2024

Edona James, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, ka komentuar ngjarjet e fundit në shtëpi, përfshirë përfshirjen e Drenushës dhe ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, i cili ka hyrë në lojë.

Duke diskutuar situatën, Edona ka shprehur rezervat e saj për të folur rreth Atillas, duke e konsideruar historinë si tejet të rëndë dhe të papërshtatshme. “Pse ka ardhur tani, kur Drenusha është e njohur dhe kërkon të përfitojë nga fama e saj? E kam të vështirë të flas për këtë,” tha ajo për Prive.

Pavarësisht komenteve të saj, Edona u shpreh se nuk beson se një sjellje e tillë do të ndihmojë Atillan të përmirësojë imazhin. “Një burrë që shfaqet në televizion dhe nuk kërkon falje, vetëm përpiqet të duket i mirë… Edhe sikur e gjithë Kosova apo bota të dalë në mbrojtje të tij, imazhi i tij nuk mund të pastrohet,” përfundoi James.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera