Rozë

Edona James i mposhti kancerin, vjen më e fortë se kurrë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 14 January 2020

Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare në Gjermani.

33 vjeçarja u bë e njohur pasi tregoi historinë e saj kur kishte bërë ndërhyrje të thellë për ndërrimin e gjinisë në moshën 23-vjeçare, ku ishte shëndërruar plotësisht në femër.

I lindur me emrin Kujtim, Edona para dy vitev ishte larguar nga jeta publike pasi kishte pasur probleme shëndetësore.

-Advertisement-

Edona përmes rrjeteve sociale, kishte njoftuar se po vuan nga një lloj I kancerit dhe kishte paralajmëruar se po jeton vitet apo muajt e fundit të jetës pasi sëmundja ishte mjaft e rëndë.

Por duket se gjitha këto tashmë I takojnë të kaluarës dhe transgjinorja shqiptare tashmë e ka marrë veten dhe vitin 2020 e ka nisur me shëndet të plotë

Përmes rrjeteve sociale, Edona ka premtuar se viti 2020 do të nis krejt ndryshe, ndërsa ka bërë të ditur se gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë më aktive për fansat e saj.

Këto janë disa nga fotografitë e Edonës para dhe pas rikthimit nga sëmundja:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera