Sport

Edon Zhegrova shënon gol të shkëlqyer në fitoren e Genkut

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 26 August 2018

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar gol fantastik në fitoren e Genkut ndaj Waasland-Beveren në ligën elitare belge.

Kosovari e hapi serinë e golave për skuadrën e tij pas 20 minutave lojë, duke tundur rrjetën kundërshtare me një goditje të fuqishme nga largësia.

Genkut iu desh mund i madh ta arrijë fitoren në këtë ndeshje ndaj Waasland-Beveren, të cilën në fund e mposhti 3-2, falë autogolit të Caufriez.

Me këto tri pikë nga kjo ndeshje, Genku tani prin në Jupiler Ligë të Belgjikës me 13 pikë, aq sa ka edhe Club Brugge në pozitën e dytë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera